Rodiq e Vulin vizitojnë manastirin e Deviqit afër Skënderajt

Dy ministrat në Qeverinë e Serbisë, Nebojsha Rodiq dhe Aleksandar Vulin, vizituan mbrëmë Manastirin e Deviqit në fshatin Llaushë të Skënderajt, me rastin e festës së Pashkëve. Vulin tha se Serbia ka përmbushur të gjitha obligimet që dalin nga Marrëveshja e Brukselit.


Lajme

20/04/2014 14:45

Ministri i Mbrojtjes Nebojsha Rodiq dhe ai pa portofol në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin në mesnatës e së shtunës kanë marrë pjesë në liturgjinë e kremtimit të pashkëve ortodoksë që është mbajtur në Manastritin e Deviqit, që gjendet në fshatin Llaushë të Skënderajt, transmeton koha.net.

Sipas mediave serbe, dy ministrat kanë qëndruar për disa orë aty.

Me rastin e një vjetorit të arritjes së Marrëveshjes së Brukselit në mes të Kosovës dhe Serbisë, Vulin ka thënë për mediat serbe se Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet e marrëveshjes. Ai pret që edhe Prishtina e bashkësia ndërkombëtare ta bëjnë një gjë të tillë.