Rodgers: Sturridge i gatshëm për Chelsean

Trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers ka konfirmuar se sulmuesi i skuadrës së tij, Daniel Sturridge është i gatshëm për ndeshjen e Capital One Cup kundër Chelseas.

Sport

25/01/2015 09:26

Rodgers ka thënë se Sturridge mund të luajë disa minuta në pjesën e dytë në takimin kundër Chelseas në kuadër të Capital One Cup.

“Ai e ka kryer tërë rikuperimin e tij dhe është në një nivel shumë të mirë”, tha Rodgers pas takimit të djeshëm për BT Sport.

“I kanë mbetur vetëm disa ditë. Mund të luajë disa minuta në takimin ndaj Chelseas ndërsa kundër West Hamit do të jetë i gatshëm nga minuta e parë, edhe pse nuk dihet nëse do të startojë”, përfundoi Rodgers.