Rodgers, favorit për t’u shkarkuar

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, ka thënë se është i vetëdijshëm se rrezikon të shkarkohet nga detyra.

Sport

28/11/2014 18:27

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers ka pranuar se është favorit për t’u shkarkuar pas rezultateve të dobëta të ekipit gjatë këtij sezoni.

Reds ishin shumë pranë titullit të kampionit në Premierligë në edicionin e kaluar, kur Rodgers ishte zgjedhur menaxheri i vitit.

Por, Liverpool ka fituar vetëm katër nga 12 ndeshjet e deritashme në edicionin e sivjetmë në Premierligë dhe gjendet në pozitën e 12-të.

Edhe pse ka kontratë afatgjate në Anfield, Rodgers e pranon se mund të mbetet pa punë.

“Disa muaj më parë isha menaxher i vitit, tani jam favorit për t’u shkarkuar”, deklaroi Rodgers për mediat britanike.