Rodgers: Dua rezultat të mirë ndaj Realit

Trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers ka thënë se skuadra e tij do të kthjellet nga humbja e sotme kundër Newcastle, pasi kundër Realit do të futet në formën më të mirë të mundshme.

Sport

01/11/2014 23:08

Trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers ka thënë se skuadra e tij do të kërkojë të futet përsëri në formën e mirë, pikërisht në Santiago Bernabeu, kundër skuadrës së Real Madridit.

“Ne luajmë lojëra të mira. Kemi punuar me vite të tëra për të arritur në nivel të lartë dhe për të luajtura në lojëra si ato kundër Real Madridit në Bernabeu”.

“Kjo është një përballje e shkëlqyer për ne, pasi kemi ende gjasa për kualifikim. E dimë që është një mundësi e madhe kundër klubit më të mirë në botë”.

“Ne do të shkojmë në takimin kundër Realit me synimin që të kthehemi nga humbja ndaj Newcastles. Lojtarëve do tu rikthehet vetbesimi. Do të tentojmë të marrim rezultat të mirë nga ky takim”, përfundoi trajneri i Liverpoolit.