Robotët e seksit në lirim për fundvit – Të përkëdhelin dhe poashtu tregojnë barcoleta

Emma flet në gjuhën angleze e kineze, dhe mund të përkthejë mes të dyjave, nëse dikush do të kishte nevojë për përkthyes në një takim biznesi.

Fun

29/11/2021 15:59

Megjithse Britania përballet çdo dimër me qindra vdekje nga të ftohtët në shtëpi, njerëzit mund të qëndrojnë ngrohtë me robotët e tyre të seksit të kompanisë AI-AI Tech, që do të kenë ulje të konsiderueshme në periudhën festive.

Falë shitjeve me ofertë të Black Friday, roboti i seksit Emma dhe modele të tjera vijnë me një ulje prej më shumë se 200 paundë.

Emma ka inteligjencë të plotë artificiale, ajo mund të flasë për gjeografinë, historinë apo dhe matematikën. Ajo mund të tregojë barcoleta dhe zotëron një rang të gjerë të shprehjeve të fytyrës.

Emma flet në gjuhën angleze e kineze, dhe mund të përkthejë mes të dyjave, nëse dikush do të kishte nevojë për përkthyes në një takim biznesi.

Ajo zgjohet kur dikush thërret emrin e saj, madje ka dhe opsione ngrohjeje, që do të ishin të përkryera për t’u përkëdhelur në netët e ftohta të dimrit.

Kompania prodhuese AI-AI Tech thotë se robotët e saj të seksit janë personalizueshëm, ku klienti mund të zgjedhë gjithçka, që prej fytyrave të tyre deri të thonjtë e këmbës.

Ato janë të ndërtuara me silikon higjenik dhe kanë valixhe të posaçme fluturimi, që do të thotë se mund t’i merrni me vete kur shkoni me pushime.

Për flokët ju mund të zgjidhni mes 17 parukeve të ndryshme, që t’i përshtasni me çdo event apo situatë, si për shembull në plazh apo në një restorant luksi.

Zhvillime të tilla vijnë në një kohë kur “studimet pro-biznes” thone se 40 përqind e njerëzve pranojnë të bëjnë seks me një robot, edhe pse burrat janë normalisht më të gatshëm sesa gratë.

Madje ekziston dhe një “Kongres Ndërkomëbtar i Dashurisë e Seksit me Robotët”, presidenti i të cilit Dr Daniel Levy, tha për Daily Star:

“Ka njerëz që kanë ndjenja për kukullat e tyre të seksit prandaj ka mundësi që se shpejti qenie njerëzore të bien në dashuri me robotët e seksit, edhe pse teknologjia nuk ka arritur ende aty”. /Lajmi.net/