Robin Thicke mundohet ta fitojë përsëri gruan me performancë në Billboard Music Awards

Këngëtari i ‘Blurred Lines’, Robin Thicke shpreson ta rikthejë gruan e tij Paula Patton me këngën e re ‘Get her back’ që do ta performojë në Billboard Music Awards.

ShowBiz

15/05/2014 22:46

Muzika e tij ka bërë që të fitojë zemrat e audiencës së gjërë në gjithë botën, por nuk i ka ndihmuar aspak në lidhjen me gruan e tij Paula Patton.

Çifti është ndarë në shkurt të këtij viti, pas 14 vitesh martesë dhe tani jetojnë të ndarë larg njëri tjetrit, e kjo e nuk e ka bërë këngëtarin të ndalet.

Thicke ka punuar në një këngë të re qëi kushtohet aktores dhe dashurisë së tij fëmijërore, me të cilën është takuar në vitin 1991, kur ishte vetëm 14 vjeç.

Teksti i këngës së re që pritet ta këndojë në Billboard Music Awards është i gjithi kushtuar aktores, se si duhet ta kthejë tek ai dhe si duhet ta trajtojë gruan e tij.