Robertson pishman për ndërhyrjen ndaj Messi: T’ia bësh atë lojtarit më të mirë që ka luajtur…

Ylli i Liverpool, Andrew Robertson, duket se ka një pishman nga aventura e tij kundër Barcelonës.

Sport

23/02/2020 11:46

Në kuadër të Ligës së Kampionëve, Liverpool përballej me Barcelonën, e njëkohësisht Andy Robertson kishte punë me Lionel Messi.

Gjatë përballjes së dyshes, ishte një ‘incident’ ku Robertson pati një ndërhyrje jo aq sportive ndaj argjentinasit, duke i tërhequr flokët.

Lidhur me këtë ka folur vet mbrojtësi, i cili ka thënë se është pishman saherë që sheh atë sekuencë loje dhe beson se aty i ka kaluar limitet.

“Kur shoh prapa për gjërat, unë vërtetë nuk jam pishman për ndonjë gjë, sepse ndihem sikur çdo eksperiencë të bën atë që je. Por, shoh momentin me Messin si një pishman. Nuk më pëlqen ta shoh. Kur e pash më vonë, isha i shkatërruar” ka thënë Robertson, transmeton lajmi.net.

“T’ia  bësh këtë lojtarit më të mirë që ka luajtur ndonjëherë…” ishin fjalët e skocezit.

Robertson dhe Liverpool përmbysnin Barcelonën në ‘Anfield’, për të kaluar në finale, ku pastaj fitonin Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/