Roberto Mancini shërohet nga COVID-19

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Roberto Mancini është shëruar nga koronavirusi.

Sport

20/11/2020 19:06

Mancini ishte mungesë e Italisë për ndeshjet e nëntorit, derisa Kombëtarja arriti t’i fitojë të tri ndeshjet dhe të sigurojë vendin në finalen e Ligës së Kombeve, përcjellë lajmi.net.

Mirëpo, trajneri ka konfirmuar se ka rezultuar negativ në testin e COVID-19.

“Pranova rezultatin negativ këtë mesditë. Ia dola, jam mirë”, tha ai./Lajmi.net/