Roberti: Ishalla nesër më del testi negativ se kshtu boll pozitiv jom

Robert Berisha nesër do ta bëjë testin për koronavirus.

ShowBiz

02/04/2020 14:45

Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha vazhdon të qëndroj në konvikt në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Aty u fut ditën kur arriti në aeroport pasi u kthye nga Turqia.

Ky vendim është marrë jo vetëm për Robertin por për të gjithë ata që udhëtuan atë ditë nga Turqia dhe jo vetëm.

Mirëpo nesër këngëtarit do t’ia bëjnë testin dhe në qoftëse del negativ besohet se do të lirohet në shtëpi.

“Nesër testin ishalla negativ se kshtu boll pozitiv jom”, ka shkruar këngëtari pranë postimit të një Instastory.

Kujtojmë se Roberti  gjatë qëndrimit të tij në karantinë brenda konviktit ka qenë shumë aktiv, madje edhe ka kënduar ‘live’./Lajmi.net/