Robert Downey Jr. sërish aktori më i paguar në botë

Protagonisti i filmit "Iron Man", Robert Downey Jr, ka kryesuar listën e aktorëve më të paguar të revistës "Forbes" për të tretin vit rresht.

ShowBiz

05/08/2015 12:12

Sipas klasifilikmit, ai ka fituar rreth 80 milionë dollarë falë suksesit të filmit “Avengers: Age of Ultron”.

Për herë të parë në këtë listë janë përfshirë gjithashtu edhe aktorë të cilët kanë punuar dhe jashtë industrisë së filmave amerikanë, që do të thotë se në listën e 10 aktorëve më të paguar janë përfshirë gjithashtu edhe 3 aktorët të Bollywood.

10 aktorët më të paguar në botë për vitin 2015 sipas revistës “Forbes”:

1. Robert Downey Jr – 80 milionë dollarë
2. Jackie Chan – 50 milionë dollarë
3. Vin Diesel – 47 milionë dollarë
4. Bradley Cooper – 41.5 milionë dollarë
5. Adam Sandler – 41 milionë dollarë
6. Tom Cruise – 40 milionë dollarë
7. Amitabh Bachchan – 33.5 milionë dollarë
8. Salman Khan – 33.5 milionë dollarë
9. Akshay Kumar – 32.5 milionë dollarë
10. Mark Wahlberg – 32 milionë dollarë

/ Top Channel