Robert Berisha nis mbrëmjet muzikore

Roberti ka pranuar datën e parë për koncerte.

ShowBiz

09/06/2020 13:05

Artistët tanë tash e sa muaj kanë anuluar të gjitha planet në muzikë për shkak të pandemisë COVID-19, shkruan lajmi.net.

Pas kësaj periudhe, këngëtari Robert Berisha ka pranuar ftesën e parë për një mbrëmje muzikore në Ulqin.

Këtë e bëri të ditur vet këngëtari me anë të një postimi në Instagram, ku njoftoi se do të performojë në Ulqin më 13 qershor.

Ditë më parë, ishte Meda ai i cili njoftoi se do të këndojë për mërgimtarët në Zvicër. /Lajmi.net/