Robben refuzon Man Utd-in

Pas Toni Kroos, edhe mesfushori tjetër i Bayern Munichut, Arjen Robben ka insistuar se nuk do të transferohet në Manchester United, gjatë afatit kalimtar të verës. Ylli holandez thotë se është shumë i lumtur në Allianz Arena.

Sport

24/05/2014 12:27

Mesfushori i Bayern Munichut, Arjen Robben ka përjashtuar mundësinë e transferimit në Manchester United në verë, duke insistuar se nuk ka arsye të largohet nga Allianz Arena.

Holandezi spekulohej me transferim në Old Trafford për t’u ribashkuar me ish trajnerin dhe homologun e tij, Louis van Gaal.

30-vjeçari ka thënë se di të ishte i interesuar për t’u rikthyer në Premierligë vetëm nëse do të ishte i pakënaqur në klubin aktual.

Por, ai është shumë i kënaqur me jetën në Munich. “Manchester United? Nuk është një opsion. Do të mbetem në Bayern Munich. Pikë”, deklaroi Robben për të përditshmen holandeze De Telegraaf.

“Nuk mund të imagjinoj as Bayernin që të jetë i interesuar të më shes. Sapo kam vazhduar kontratën dhe jemi të lumtur me njëri tjetrin. Do të ishte një tregim krejt tjetër nëse do të isha i pakënaqur”, shtoi ish ylli i Real Madridit dhe Chelseas.

Në fund, Robben përgëzoi Unitedin që përzgjodhi Van Gaalin në postin e menaxherit.

“Mendoj se United bëri mirë që emëroi Van Gaalin. Van Gaal dhe Guardiola janë trajnerët më të mirë me të cilët kam punuar. Por, ndihem mirë këtu ku jam dhe nuk do të shkoj askund. Andaj, ekziston zeri përqind e mundësisë që të transferohem në Manchester United”, përfundoi ai.

Refuzimi nga Robben vjen vetëm një ditë pasi mesfushori tjetër i Bayernit, Toni Kroos përjashtoi mundësinë e transferimit në Old Trafford.