Robben, më i miri i Bayernit

Arjen Robben ka qenë futbollisti më i mirë i Bayern Munichut këtë sezon, sipas Lothar Matthausit. Reprezentuesi holandez, i cili shënoi golin e fitores në finalen e edicionit të kaluar në Ligën e Kampionëve, ka realizuar 18 herë dhe ka bërë shtatë asistime në sezonin e tanishëm derisa Bayern e siguroi titullin e kampionit në…

Sport

29/03/2014 10:49

Arjen Robben ka qenë futbollisti më i mirë i Bayern Munichut këtë sezon, sipas Lothar Matthausit.

Reprezentuesi holandez, i cili shënoi golin e fitores në finalen e edicionit të kaluar në Ligën e Kampionëve, ka realizuar 18 herë dhe ka bërë shtatë asistime në sezonin e tanishëm derisa Bayern e siguroi titullin e kampionit në Bundesligë, në kohë rekorde, shtatë xhiro para fundit.

Robben u ballafaqua me kritika të mëdha dy vjet më parë kur humbi një penallti vendimtare në disfatën e Bayernit nga Chelsea në finalen e Ligës së Kampionëve në Allianz Arena.

Por, Matthaus beson se 30-vjeçari meriton të gjitha lëvdatat për mënyrën si është paraqitur pas dëshpërimit të vitit 2012.

“Për mua, Arjen Robben ka qenë fytyra e Bayernit këtë sezon”, deklaroi ish reprezentuesi gjerman për Bild.

“Ai nuk është vetjak, krijon gola për të tjerët, veçohet në shërbim të ekipit. Por, ai po ashtu shënon gola. Krejt këto pas të gjitha problemeve që pati. Ky zhvillim i madh dhe arritjet e tij meriton lëvdatat më të mira”.