Robben, më i mirë se Messi

Ish mbrojtësi i Holandës, Willy van der Kerkoh thotë se Arjen Robben ka shkëlqyer deri më tani gjatë Kampionatit botëror duke treguar se është më i mirë edhe se Lionel Messi.

Sport

24/06/2014 15:25

Ish mbrojtësi i Holandës, Willy van der Kerkoh beson se Arjen Robben është më i mirë se Lionel Messi.

Ylli i Tulipanëve ka shënuar tre gola dhe përgatiti një tjetër duke i ndihmuar Kombëtares së tij të fitojë Grupin B duke mposhtur Spanjën, Kilin dhe Australinë.

De Kerkhof beson se kontributi i yllit të Bayern Munichut gjatë këtij Kampionati botëror tregon se është larg më i miri në botë.

“Pjesa e parë kundër Kilit nuk ishte e mirë, por në 20 minutat e fundit doli në skenë një Arjen Robben i pakrahasueshëm. Ai është larg nga gjithë të tjerët. Ai është më i mirë edhe se Messi, sa për të bërë një shembull”, deklaroi ai për “Omroep Brabant”.

Holanda në fazën eliminatore të Kampionatit botëror do të luajë kundër Meksikës, që doli e dyta në Grupin A.