Robben mbetet në Evropë, merr një ofertë që vështirë refuzohet

Arjen Robben do të largohet nga Bayern Munich pas dhjetë vitesh qëndrim.

Sport

01/06/2019 10:17

35 vjeçari nuk zgjati kontratën me Bayern Munich, dhe është lirë të largohet gjatë kësaj vere.

Edhe pse në një moshë të shtyrë, Arjen Robben mbetet dëshira e shumë skuadrave të mëdha të Evropës, për të pasur në radhët e tyre.

Raportohet se Robben ka marrë një ofertë shumë interesante nga kampionët e Portugalisë, skuadra e Benficas, përcjell ‘lajmi.net’.

Përveç një page të mirë, Robben me Benfican ka mundësinë të mbetet në Evropë, dhe madje të luajë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ri.

Robben gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellat e Chelsea dhe Real Madrid./Lajmi.net/