Robben lëndohet në rikthimin e tij

Bayerni ka marrë një lajm me të vërtetë katastrofal, pasi Arjen Robben ka pësuar një lëndim të ri pikërisht në rikthimin e tij në fushat e lojës.

Sport

28/04/2015 22:47

Arjen Robben ka pësuar një lëndim të ri vetëm 14 minuta pasi u fut në lojë në takimin ndaj Borussia Dortmundit.

Ai nuk ka luajtur për plotë një muaj të tërë, mirëpo tani ka pësuar një lëndim të ri.

Ai u fut në lojë në minutën e 70’ në gjysmëfinalen ndaj Dortmundit, mirëpo u largua nga loja në minutën e 84’ të takimit.