Robben: Ky është trajneri më i mirë në botë

Arjen Robben e ka cilësuar Pep Guardiolan si trajnerin më të mirë në botë, duke i dhënë epitetin e "mjeshtrit të futbollit ofensivë".

Sport

26/05/2020 16:27

Ish reprezentuesi holandez që u pensionua në korrikun e vitit të kaluar ka punuar për tri sezone me Pep Guardiolan te Bayern Munich.

36 vjeçari te Bayern Munich ishte sjellë nga Louis van Gaal, ndërsa gjithashtu ka punuar edhe me trajnerët si Carlo Ancelotti, Jupp Heynceks dhe Niko Kovac.

“Unë e dua futbollin, dhe mbi të gjitha, futbollin ofensivë, dhe Pep është gjithashtu mjeshtër i tij”, ka deklaruar Robben, përcjell lajmi.net.

“Ai u përqendrua në sulm dhe në kontroll të plotë të topit. Sigurisht, mua më pëlqeu veçanërisht. Ne ishim në të njëjtin qëndrim”.

“Ai i sigurua që unë të bëhesha edhe më i kompletuar. Për mua, Pep është trajneri më i mirë në botë”.

“Tri vitet me të në Munih ishin jashtëzakonisht një mësim i mirë për mua”./Lajmi.net/