Robben injoron Topin e Artë

Ylli i Bayern Munichut, Arjen Robben, thotë se nuk është i obsesionuar për të fituar Topin e Artë pasi është i përqendruar më shumë tek suksesi me skuadrën.

Sport

12/11/2014 09:10

Ylli i Bayern Munichut, Arjen Robben, ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në vitin e fundit.

Mirëpo, ai ka insistuar se nuk është i obsesionuar të fitojë Topin e Artë, që i ndahet futbollistit më të mirë të vitit nga FIFA dhe France Football.

“Është një mirënjohje e madhe, por nuk do të jetë kurrë një obsesion, rëndësi kanë titujt e fituar me ekipin”, deklaroi Robben për të përditshmen sportive madrilene “Marca”.

“Guardiola? Me të ndihem shumë mirë, edhe pse mund të thërret në telefon në ora tre të mëngjesit për të biseduar rreth taktikës”, u shpreh ai.