Robben ëndërron sezon fantastik

Bayern Munich mund ta sigurojë titullin e kampionit në Bundesligë këtë fundjavë, ndërsa Arjen Robben është i vendosur ta ndihmojë gjigantin bavarez ta mbyll një sezon fantastik në Allianz Arena. Nëse Schalke dhe Borussia Dortmund lëshojnë pikë dhe Bayerni e mund Mainzin, atëherë ekipi i Pep Guardiolas do ta regjistrojë një rekord, duke u bërë…

Sport

20/03/2014 18:30

Bayern Munich mund ta sigurojë titullin e kampionit në Bundesligë këtë fundjavë, ndërsa Arjen Robben është i vendosur ta ndihmojë gjigantin bavarez ta mbyll një sezon fantastik në Allianz Arena.

Nëse Schalke dhe Borussia Dortmund lëshojnë pikë dhe Bayerni e mund Mainzin, atëherë ekipi i Pep Guardiolas do ta regjistrojë një rekord, duke u bërë kampioni më i hershëm në histori të Gjermanisë.

Ndërkohë, Xherdan Shaqiri me shokë do ta njohin të premten kundërshtarin e çerekfinales së Ligës së Kampionëve të premten, pasi e eliminoi në të tetën e finales Arsenalit.

Robben, 30 vjeç, nënshkroi kontratë dyvjeçare të enjten, e cila do ta lidh ish futbollistin e Chelseat dhe Real Madridit me këtë klub deri në vitin 2017. Ai thotë se do të vazhdojë të shkëlqejë nën drejtimin e Guardiolës.

“Deri tash, ishte një sezon i shkëlqyeshëm, por ne duam ta bëjmë atë edhe më të bukur”, ka thënë përfaqësuesi holandez në konferencë për shtyp.

“Janë tetë top ekipe në garë për Ligën e Kampionëve, kështu që nuk e kam ndonjë favorit të preferuar”, vazhdoi ai.

“Për ne, nuk është e rëndësishme se kur do të jemi kampionë. Është e rëndësishme ta vazhdojmë këtë ritëm dhe të mos dështojmë në asnjë ndeshje”, përfundoi ai.