Robben: Do ta kemi vështirë me Manchester Unitedin

Arjen Robben nuk mendon se Bayern Munichu është favorit në duel me Manchester Unitedin, në përballjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve. ‘Djajtë e Kuq’ kanë rënë në formë pas pensionimit të Sir Alex Ferguson, ndërsa me David Moyes gjenden në pozitën e shtatë në Premierligë me 10 pikë larg Top 4. Duke e fituar Championsion,…

Sport

31/03/2014 11:30

Arjen Robben nuk mendon se Bayern Munichu është favorit në duel me Manchester Unitedin, në përballjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

‘Djajtë e Kuq’ kanë rënë në formë pas pensionimit të Sir Alex Ferguson, ndërsa me David Moyes gjenden në pozitën e shtatë në Premierligë me 10 pikë larg Top 4.

Duke e fituar Championsion, është mundësia e vetme që United të luajë në elitën e futbollit evropian edhe sezonin tjetër.

“Në ndeshje si kjo, forma nuk luan fort rol. Në rundin e kaluar, United humbi 2:0 nga Olympiakosi dhe më pas fitoi 3:0 në shtëpi”, deklaroi fillimisht Robben për uebfaqes zyrtarë të klubit.

“Ne duhet të jemi të kujdesshëm. Në media dhe në publik në përgjithësi thuhet se Manchester United nuk është në rrugën e duhur, por ata kanë arritur në çerekfinale”.

“Unë nuk e mendoj ashtu, pasi ne na pret një duel i vështirë. Duhet të performojmë mirë nga minuta e parë dhe ta kemi një paraqitje top. Duhet të jemi të kujdesshëm ose mund të humbim nga United”, shtoi ai.

Robben po ashtu nuk mendon se mungesa e Robin van Persie, i cili ka realizuar tre gola në të tetën e finales, do të ndihet të martën mbrëma, pasi konsideron se gjiganti anglez ka kualitet dhe se bën lojë kolektive.

“Unë kam biseduar me Robin pas shortit, por jo shumë, për shkak të lëndimit të tij. Është mëkat që ai nuk do të mund të luajë”.

“Kjo vlen edhe për Thiago Alcantaran, që u lëndua së fundmi. Në fazën finale të sezonit çdokush dëshiron të jetë i gatshëm. Nëse jo, kjo është e mërzitshme, e di nga eksperienca”.

“Natyrisht, Van Persie ka kualitet special, por ata kanë edhe opsione tjera si Wayne Rooney, Danny Welbeck, Nani e Antonio Valencia. Siç e thashë, do të jetë një duel i fortë dhe ne jemi të etur të përballemi me ta”, përfundoi ish futbollisti i Chelseat dhe Real Madridit.