Robben bën transferim emocionues, kjo do të jetë skuadra e tij e re

Arjen Robben të shtunën e javës së kaluar ka përfunduar aventurën te Bayern Munich.

Sport

21/05/2019 20:47

Anësori holandez me një gol të bukur në fitoren 5:1 të Bayern Munich kundër Eintracht Frankfurt, ndihmoi bavarezët në fitimin e titullit të radhës në Bundesligë.

Ky titull dhe ky gol ishin të veçantë për Robben, që zhvilloi ndeshjen e fundit në fanellën e Bayern Munich.

Për holandezin, i cili ka fituar gjithçka me bavarezët në një dhjetëvjeçar, është folur për një transferim të mundshëm në Amerikë, Kinë ose Japoni, por duket se sulmuesi do të qëndrojë në Evropë.

Mediet në Holandë raportojnë se Robben mund t’i bashkohet skuadrës së PSV në Holandë, përcjell ‘lajmi.net’.

Robben pjesë e PSV ka qenë edhe gjatë viteve 2002/2004, ku në 75 paraqitje pati shënuar 21 gola./Lajmi.net/