Robben befason me zgjedhjen mes Guardiolas dhe Mourinhos

Legjenda e Bayern Munich, Arjen Robben e konsideron Pep Guardiola si më të mirë se Jose Mourinho dhe Carlo Ancelotti kur bëhet fjalë për trajnerin më të mirë me të cilin ka punuar.

Sport

20/08/2019 17:37

Në moshën 35 vjeç, anësori holandez vendosi t’i jap fund karrierës së tij të shquar.

Ai pati shumë kujtime të bukura, kryesisht me fitimin e trofeve dhe medaljeve me ekipet që ai ka luajtur, transmeton lajmi.net.

Robben, i cili luajti me Chelsean dhe Real Madridin para se të nisej drejt Gjermanisë në vitin 2009, kishte mundësinë të punonte me disa nga trajnerët më të mirë në futboll.

I pyetur se kush do të ishte në krye të listës rreth trajnerit më të mirë që ka punuar, ai tha: “Sigurisht që është e vështirë. Por nëse më pyetni se kush ishte më i miri, unë them Pep Guardiola. Më pëlqeu më së shumti me të. I mençur nga futbolli, ai është thjesht i shkëlqyeshëm”.

”Kur erdhi Pep, unë isha tashmë 30 vjeç. Ju thjesht po përpiqeni të qëndroni konstant dhe të mos përkeqësoheni. Por nën të unë u bëra përsëri më i mirë. Unë papritur kam luajtur në pozicione të ndryshme ku kurrë nuk kam menduar se do të luaja. Ai ishte më i miri”. /Lajmi.net/