Rizzoli: VAR të përdoret edhe pas rifillimit të Serie A

Gjyqtari italian, Rizzoli, ka një mendim ndryshe sa i përket VAR.

Sport

24/05/2020 08:51

Derisa planet po vazhdojnë të hartohen për rifillimin e sezonit në Serie A, diskutimet janë të shumta rreth VAR.

Flitej se një nga idetë është që pas rifillimit të sezonit, teknologjia VAR të mos përdoret fare.

Megjithatë, me këtë mundësi nuk pajtohet Nicola Rizzoli. Gjyqtari italian mendon se duhet vazhduar me VAR.

“Ne kemi pasur përkushtim të madh që të sigurojmë gjithçka dhe ne do të jemi gati të rinisim duke përdorur teknologjinë”, ka thënë Rizzoli, transmeton lajmi.net.

“Do të funksionojë sepse do të ketë VAR dhe AVAR, plus operatori teknologjik, derisa personi që duhet të dërgojë pamjet do të jetë në dhomën tjetër”, ka shtuar gjyqtari.

“Kështu, me vetëm tre njerëz në dhomë, ne mund të lejojmë duke respektuar distancën sociale. Shpresoj që kjo të minimizojë rrezikun”, ishin fjalët e Rizzoli.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi final i Serie A, sa i përket pjesës së VAR – të përdoret apo jo. /Lajmi.net/