Rizgjidhet situata: Do të ketë një revansh mes Fury dhe Wilder

Tyson Fury dhe Deontay Wilder do të përballen sërish në një ring boksi.

Sport

23/03/2019 18:15

Sipas promotorit Bob Arum, boksierët mund të duelojnë me njëri tjetrin jo më herët sesa viti 2020, transmeton lajmi.net.

Dy gjigantët e peshave super të rënda kishin luajtur baras në duelin e tyre të parë, më 1 dhjetor të vitit të kaluar, në Los Angeles.

“Fury do të ketë edhe një tjetër spektakël në Amerikë, shpresoj se në shkurt të vitit tjetër ai do të përballet me Wilder” ka thënë Arum, transmeton lajmi.net.

Wilder tashmë ka zyrtarizuar duelin e tij të radhës, dhe do ta mbrojë titullin e WBC ndaj Dominic Breazeale. /Lajmi.net/