Rizgjedhja për herë të 5-të në krye të FSHF, ja urimet e veçanta që mori Duka

12:18 | 9 Shkurt 2018

duka

Nëpërmjet bisedës telefonike, Ceferin uroi Dukën për vazhdimësinë e tij, si dhe e përgëzoi për mbarëvajtjen normale të Asamblesë.

Menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor në Asamblenë e Përgjithëshme dhe rizgjedhjes së Presidentit Armand Duka në krye të FSHF-së edhe për katër vitet e ardhëshme, krerët më të lartë drejtues të FIFA-s dhe UEFA-s kanë telefonuar presidentin e zgjedhur z.Armand Duka.

I pari që telefonoi zotin Duka, vetëm pak orë pas mbylljes së punimeve, ishte presidenti i UEFA-s, z. Aleksandër Ceferin. Nëpërmjet bisedës telefonike, Ceferin uroi Dukën për vazhdimësinë e tij, si dhe e përgëzoi për mbarëvajtjen normale të Asamblesë.

Po kështu edhe Presidenti i FIFA-s, z. Xhani Infantino zhvilloi një bisedë telefonike urimi me Presidentin Duka për votëbesimin që i dha sërish asambleja. Edhe kreu i FIFA-s përgëzoi z.Duka për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të Asamblesë dhe njëherësh rikonfirmoi thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy institucioneve.