Riza Halimi: Vizita e Ramës theu akullin

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi, deputet shqiptar në Kuvendin e Serbisë, ka thënë se vizita e Ramës ka krijuar kushte për bashkëpunim intensiv ndër-shtetëror midis Serbisë dhe Shqipërisë. 

Lajme

11/11/2014 23:12

Halimi, u ka thënë gazetarëve sot se vizita e sotme e Edi Ramës në Preshevës  ka dërguar një mesazh të qartë se Shqipëria më shumë se kurrë më parë do të kujdeset për shqiptarët në Serbi. Sipas tij, me këtë vizitë është thyer akulli mes dy vendeve, transmeton lajmi.net. 

Deputeti tjetër shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, duke folur për agjencinë e lajmeve Beta, ka thënë se ndër mesazhet më të rëndësishme që janë dëgjuar kryeministri shqiptar, janë ato se, do të dyfishohen kuotat e regjistrimit të studentëve nga Presheva dhe Bujanoci në Universitetin e Tiranës, si dhe njoftimin e nënshkrimit të marrëveshjes në mes të Serbisë dhe Shqipërisë për njohjen reciproke të diplomave. (lajmi.net)