Rivotim në tri vendvotime në Partesh
Në mbledhjen e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që ky rivotim të mbahet më 15 dhjetor.

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur sot që në tri vendvotime në komunë e Parteshit të ketë përsëritje të zgjedhjeve të raundit të dytë për Kryetar të Komunës.
Në mbledhjen e sotme, KQZ vendosi që ky rivotim të mbahet më 15 dhjetor.
Rivotimi bëhet pasi që pas një përplasje në tri vendvotimet e Qendrës së Votimit 3603D (në fshatin Pasjan), më 1 dhjetor, disa persona kanë shkatërruar kutinë e votimit dhe tërë materialin zgjedhor gjë që ia kishte bërë të pamundur KQZ’së nxjerrjen e rezultatit për Kryetar të kësaj komune.