River Plate – Boca Juniors, merret vendimi i papritur

Ende nuk është bërë e ditur se kur do të zhvillohet ndeshja e dytë në mes të River Plates dhe Boca Juniors.

Sport

27/11/2018 10:13

Në fundjavën e kaluar ishte paraparë që ndeshja të zhvillohet të shtunën, mirëpo autobusi i Boca Juniors u sulmua nga tifozët e River Plates.

Ndeshja u shtye për të dielën e kaluar, mirëpo nuk u mbajt, pasi lojtarët e Bocas nuk ishin në gjendje ta vazhdonin ndeshjen për shkak të lëndimeve që morën nga xhamat e thyer, përcjell “lajmi.net”.

Ndeshja e Copa Libertadores po mendon që të zhvillohet në Evropë, pasi Genoa ka pranuar tu lëshoj stadiumin  e tyre që ta zhvillojnë ndeshjen.

Ende nuk është bërë e ditur nëse River Plate dhe Boca Juniors do të pranojnë që të luajnë në Itali, por që rivaliteti i tyre historik, po vazhdon edhe jashtë fushe. /Lajmi.net/