Rivarroset dëshmori Behram Morina në varrezat e Dëshmorëve në Marinë të Skenderajt

Në Kompleksin e varrezave të Dëshmorëve në Marinë të Skenderajt është rivarrosur dëshmori Behram (Hazi) Morina nga fshati Gllobar i Komunës së Drenasit.

Lajme

11/04/2019 14:50

Në ceremoninë e rivarrimit, ka marr pjesë kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci i cili pas procedurave të Forcës së Sigurisë së Kosovës, i ka dorëzuar flamurin kombëtar familjarëve të dëshmorit Morina.

Kryetari Lladrovci ka vënë edhe buqetë me lule pranë varrit të dëshmorit Behram (Hazir) Morina. /Lajmi.net/