Rivaldo: Pak ka rëndësi çfarë ndodh, ky lojtar e meriton Topin e Artë

Lionel Messi e meriton të fitojë për të gjashtën herë Topin e Artë, pavarësisht nëse ai fiton Ligën e Kampionëve apo jo me Barcelonën.

Sport

19/04/2019 10:06

Kështu ka deklaruar legjenda braziliane, Rivaldo, që e sheh Messin favorit për të fituar Topin e Artë.

Lionel Messi dhe Barcelona po kërkojnë një titull tjetër të Ligës së Kampionëve, ku këtë sezon kanë arritur deri në gjysmëfinale pasi eliminuan Manchester United pas fitores 3:0 në ‘Camp Nou’.

“Është e pamundur ta përshkruani Messin”, ka thënë Rivaldo për ‘Goal’, përcjell ‘lajmi.net’.

“Më pëlqen aq shumë dhe gjithmonë them që ndihem keq dhe i trishtuar, sepse ai kurrë nuk fitoi Kupën e Botës me Argjentinën. Është një çmim që e meriton, sepse një lojtar i klasit botëror si ai duhet të jetë një kampion botëror”.

“Ai është duke shënuar gola, duke dhënë asistime dhe duke qenë top golashënues në La Liga për një kohë të gjatë, dhe mendoj se ajo që po bën në Ligën e Kampionëve është meritë që duhet t’i njihet”.

“Edhe nëse nuk e fiton Ligën e Kampionëve, ai gjithashtu meriton Topin e Artë”./Lajmi.net/