Të Infektuar: 1052

Të Shëruar: 820

Të Vdekur: 30

Rivaldo: Haaland mund të arrijë nivelin e Ronaldos

8:45 | 22 Maj 2020

Rivaldo nuk ka kursyer lëvdatat për Erling Haaland.

Ylli norvegjez ka lënë përshtypje të mëdha me paraqitjet e tij me Salzburg, por edhe në Bundesliga, me fanellën e Borussia Dortmund.

Haaland u bashkua me ‘Verdhezinjt’ gjatë janarit, por 19 vjeçari menjëherë po kërkohet nga Real Madrid.

Lidhur me këtë ka folur Rivaldo, i cili ka thënë se Haaland mund të arrijë nivelin e Ronaldos, nëse transferohet në La Liga.

“Ai veçse është një lojtar i madh, por në moshën 19 vjeçe, ai mund të jetë edhe më i mirë në të ardhmen, dhe të bëhet nga sulmuesit më të mirë në botë”, ka thënë Rivaldo për ‘Betfair’, transmeton lajmi.net.

“Disa njerëz e krahasojnë atë me Ronaldo Nazario dhe aty mund të ketë ngjashmëri, pasi ai është i shpejtë, pa frikë, dhe shënon shumë, por është herët të themi se është pasuesi i Ronaldos”, ka shtuar ikona braziliane.

“Por, Haaland ka kualitetet që të afrohet me nivelet e ish shokut tim të skuadrës, Ronaldo”, ishin fjalët e Rivaldo.

Mbetet të shihet nëse Real Madrid do të arrijë ta transferojë Haaland nga Dortmund, gjatë merkatos së verës. /Lajmi.net/