Rivaldo: Dua që Neymar të transferohet te kjo skuadër

Legjenda braziliane Rivaldo, i ka dhënë miratimin kthimit të Neymar te Barcelona.

Sport

11/07/2019 10:42

Neymar vazhdon të përflitet për një rikthim te Barcelona, dy vite pas largimit për 222 milionë euro në drejtim të PSG.

Lojtari ka filluar ta shpreh haptas dëshirën për largim, duke munguar në stërvitje te PSG.

Dhe Rivaldo, që kaloi pesë sezone në ‘Camp Nou’, dëshiron ta sheh bashkatdhetarin e tij në Barcelonë.

“Për momentin, braziliani që më pëlqen më së shumti është Neymar”, ka deklaruar Rivaldo, përcjell lajmi.net.

“Unë do të dëshiroja që ai të kthehet në Barcelonë”./Lajmi.net/