Rita Zebra
Fustani i zi dhe i verdhë i Rita Orës ishte një performansë më vete kur ajo parakaloi në çilimin e kuq, në ndarjen e çmimeve Mashkulli i Vitit, të revistës GQ. Bukuroshja 22 vjeçare nga Kosova mahniti të gjithë kur u shfaq me format e saj të lakmueshme në fustanin me stil zebre me ngjyrë…

ShowBiz
Fustani i zi dhe i verdhë i Rita Orës ishte një performansë më vete kur ajo parakaloi në çilimin e kuq, në ndarjen e çmimeve Mashkulli i Vitit, të revistës GQ.
Bukuroshja 22 vjeçare nga Kosova mahniti të gjithë kur u shfaq me format e saj të lakmueshme në fustanin me stil zebre me ngjyrë të zezë dhe të verdhë.
E emocionuar që po merrte pjesë në një nga netët më të rëndësishme në kalendarin e modës, Rita shkroi në Twitter: “Duke shkuar në ndarjen e çmimeve të GQ! Faleminderit shumë make-up artistja më e mirë në botë @eosborne_make up. Të dua!”
Postimi i Rita Orës ishte një falenderim për make-up artisten e saj, Emma Osborne, e cila ka punuar rregullisht me revistat prestigjiose si Elle, Esquire, GQ, Harpers Bazaar, e gjithashtu ka një mori të klientësh të famshëm siç janë Alexa Chung dhe Ellie Goulding.
Këngëtarja e hitit Hot Right Now veshjen e saj e kishte shoqëruar me një palë vathë të artë në formë të spirales dhe në dorë kishte vënë plotë unaza të arta.
Pasi e pushtoi çilimin e kuq, Rita u pa duke biseduar me Russel Brand dhe Noel Gallagher. Nga gjestet, dukej sikur po flisnin për diçka të vogël.