Rita vazhdon punën intenzive për albumin e tretë

Rita po punon për finalizimin e albumit të ri.

ShowBiz

16/07/2020 19:31

Rita Ora karantinën e ka shfrytëzuar për të punuar rreth projekteve të reja muzikore, të cilat do t’i përfshijë në albumin e ri, shkruan lajmi.net.

Ajo ka ndarë me ndjekësit një fotografi së fundi, ku sërish u shfaq në studio duke punuar bashkë me ekipin e saj.

“Gjithmonë”, është mbishkrimi që artistja ia la fotos, por ende nuk ka dhënë detaje se kur do ta lansojë atë album.

Për dallim prej prindërve të saj, të cilët kanë preferuar të pushojnë në Mal të Zi këto ditë, Rita u mbyll në studio për këngët e reja. /Lajmi.net/