Rita të dielën publikon dokumentarin për vizitën në Kosovë

Dokumentari do të transmetohet në “Soccer Aid for Unicef” në ITV.

ShowBiz

15/06/2019 21:48

Dokumentari i paralajmëruar nga Rita Ora për vizitën e saj që e bëri në muajin prill në Kosovë do të publikohet këtë të diel njofton këngëtarja përmes një postimi, shkruan lajmi.net.

Në postimin e bërë artistja shkroi: “ Në muajin prill kam udhëtuar në Kosovë të shoh punën e mrekullueshme që ‘Unicef’ bën për zhvillim e jetës së fëmijëve. Unë e kam vizituar një kopsht të fëmijëve të cilët u japin ndihmë fëmijëve vendas duke i ofruar atyre një vend ku mund të shkojnë dhe të shërbehen me ushqim të nxehtë, të luajnë dhe të zhvillohen.”

Gjithçka tjetër në lidhje me vizitën emocionale të Ritës në Kosovë mund ta shohim në të dielën “Soccer Aid for Unicef” ​​në ITV nga ora 7:30.

Lidhur me vizitën e saj në Kosovë, Rita ka folur së fundi në një intetvistë për një medium të huaj./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/ByvceSHlR7L/