Rita sjell këngën e famshme me këngëtaret e njohura!

Edhe pse është shumë e suksesshme si solo artiste, Rita Ora ka bërë një deklaratë interesante.

ShowBiz

12/10/2015 16:35

Nëse shumë kush dëshiron të largohet nga grupi për që qenë një soliste e njohur botërisht, Ora po bën të kundërtën.

Mediet britanike kanë publikuar një lajm ku thuhet se Rita po dëshiron ta krijojë një  grup mirëpo jo për shumë gjatë vetëm për të regjistruar një këngë.

Duke qenë një fanse e këngës ‘Lady Marmalade’, shqiptarja dëshiron ta regjistrojë atë në një version më modern e madje ka zgjedhur edhe antaret e grupit.

Rita në këtë ide ka përfshirë edhe Miley Cyrus, Iggy Azalea dhe Charlie XCX. Pritet të shihet nëse katër femrat e njohura do të bëhen bashkë për këtë projekt./Prive.al