Rita siç nuk e kemi parë më parë në ballinën e ‘Elle’

Ka dalur fotografia ekskluzive e magazinës Elle, numri i muajit maj në ballinën e të cilës gjendet Rita Ora, e cila tregon tatuazhin e Rozetës që ka bërë së fundmi.

ShowBiz

01/04/2014 11:10

Ajo sapo ka lansuar këngën e re me videoklip. Ajo poashtu do të jetë për herë të parë në ballinën e revistës prestigjioze ‘ELLE’ në muajin maj dhe do të folë gjerë e gjatë për jetën e saj, që do të spjegohet brenda në revistë.

Por tani ka dalur fotografia e ballinës në të cilën Rita Ora shihet komplet e zhveshur në pjesën e lartme, duke treguar tatuazhin e Rozetës që e ka bërë para gjashtë muajve, e në këtë intervistë e spjegon domethënien e tatuazhit dhe pse pikërisht Rozeta.

Emri i shqiptares qëndron bukur në ballinën e dizajnuar me profesionalizëm dhe me shkrimin ‘Rita shpaloset – Jam në dashuri për herë të parë’.