Rita shkëlqyese në diamante

Rita Ora edhe një herë ka treguar se është diva e stilit për momentin, duke shkëlqyer e tëra në GQ Men of the year Awards dhe duke mbajtur në vete diamante me vlerë prej 600.000paund.

ShowBiz

03/09/2014 13:18

Është shtruar tepihu i kuq për ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga revista GQ për personazhet meshkuj të vitit, por kur Rita Ora ka ardhur në eveniment të gjithë sytë janë kthyer nga ajo.

Rita ka treguar se pse po vlerësohet aq shumë për stilin e saj, duke pasur në perfeksion të gjitha detajet.

Ajo ka veshur një fustan të gjatë të vizllueshëm me një krah dhe këmbë jashtë, duke u paraqitur shumë sensuale. Grimi në fytyrë i është përshtatur për mrekulli e flokët gjithashtu.

Rita ka pasur në vete një pasuri të vërtetë me diamante nga Vashi Dominguez, prej pot 600.000 pound. Dorëzore me 50 karat diamantë me smeraldë, 10 karat unazë diamanti dhe 15 karat vathë.

Ajo gjatë mbrëmjes ka ndarë një çmim ndërsa është shoqëruar me miket e saj, modelet Cara Delevingne dhe Jordan Dunn.