Rita ribashkohet me Calvin?

Rita Ora është parë befasisht së bashku me Calvin Harris në Vanvouver, vetëm disa ditë pasi u tha se ata i dhanë fund lidhjes së tyre. Këngëtarja shqiptare dhe DJ skocez kishin një lidhje prej nëntë muajsh, por javën e kaluar Rita e ‘fshiu’ nga Instagram, pasi çifti vendosi përfundimisht që të ndahej. Angazhimet e…

ShowBiz

20/01/2014 20:05

Rita Ora është parë befasisht së bashku me Calvin Harris në Vanvouver, vetëm disa ditë pasi u tha se ata i dhanë fund lidhjes së tyre.

Këngëtarja shqiptare dhe DJ skocez kishin një lidhje prej nëntë muajsh, por javën e kaluar Rita e ‘fshiu’ nga Instagram, pasi çifti vendosi përfundimisht që të ndahej.

Angazhimet e shumta dhe pamundësia për t’u parë më shpesh, i kishte shtyrë ata që ta merrnin një vendim të vështirë, duke i ndarë rrugët. Mirëpo, versioni më i ri është krejt ndryshe.

23 vjeçarja i kaloi pesë ditë në Vancouver, ku po qëndron për xhirimet e filmit ‘50 Shades of Grey’. Ajo do ta luajë rolin e motrës së Christian, Mia Grey, ndërsa prapa skenave duket se qëndron edhe Calvin, i cili ka shkuar për ta vizituar atë.

“I dashuri i Rita Orës, Calvin Harris ka bërë një turne përreth Stanley Park dhe në akuariumin e Vancouver”, ka thënë një burim. Nuk dihet nëse Rita dhe Calvin janë ende së bashku, apo marrëdhënia e tyre ka kaluar vetëm në miqësi…