Rita promovon këngën e re
Kosovarja Rita Ora nuk po ndalet. Ajo ka vazhduar të jetë aktive në Britani, ku ka promovuar klipin e saj të ri në disa vende.
ShowBiz
Për të festuar lansimin e projektit saj të ri ‘I Will Never Let You Down’, Rita Ora është paraqitur në një tjetër veshje që tërheq vëmëndje – një fustan SpongeBob koleksioni i fundit i Moschino me këpucë që iu përputhën fustanit të verdhë.
Rita pas promovimit të këngës në BBC Radio 1, ajo ka shkuar në sheshin Leicester ku janë mbledhur shumë fansa për të parë videoklipin më të ri, për herë të parë.
Ajo gjithashtu ka mbajtur një tufë me balona të kuq me emrin e saj mbi to, që i ka lëshuar në ajër në një mënyrë mjaft të bukur.
Kënga është lansuar që herët në mëngjes dhe fansat e kanë pritur me shumë entuziazëm, të sigurt se do të marrë vendin e parë në Top 40 të Britanisë.
Videoklipi do të lansohet sot më vonë.