Rita pas publikimit të këngës së re: Është shumë e veçantë për mua

Rita Ora sot publikoi projektin e ri në bashkëpunim me Kygon.

ShowBiz

19/04/2019 21:28

Rita Ora ka publikuar këngën e re me titull “Carry On”, të cilën e solli në duet me reperin Kygo, shkruan lajmi.net.

Kjo këngë është njëherësh kolonë zanore e filmit “Pokemon Detective Pikachu”, i cili do të lansohet më 10 maj.

Pasi nxori këngën e re, Rita tha se ky është projekt shumë special për të dhe është e lumtur që është pjesë e një bashkëpunimi të tillë.

“Carry On” me Kygo është publikuar! Kjo këngë është shumë e veçantë për mua dhe jam shumë e lumtur që të gjithë mund ta dëgjojnë më në fund. Është nder të jetë kënga e vetme që luhet në gjitha pikët. Është kaq e mahnitshme të shohësh @Pokemon të dalë në ekranin e madh! Faleminderit shumë Rob Lettermen që na dhe mua dhe Kygos një mungësi të mahnitshme dhe lirinë kreative për ta bërë këtë këngë realitet. Unë jam shumë e lumtur që filmi Pokemon Detective Pikachu lansohet më 10 Maj. Unë mezi pres që ju ta shihni atë! ! Pika Pikaaaaaa !!! # CarryOn??♀️?”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bwb8ZNihUBf/