Rita Ora zotohet në mbështetjen e organizatave që luftojnë racizmin

Rita Ora sërish doli në përkrahje të personave me ngjyrë.

ShowBiz

06/06/2020 13:02

Rita Ora si shumë artistë të tjerë ditët e fundit kanë përkrahur kauzën kundër abuzimit të personave me ngjyrë, shkruan lajmi.net.

Kjo erdhi pas rastit të vrasjes së afro-amerikanit George Floyd, që nxiti edhe protesta të dhunshme rrugëve të SHBA-së.

Së fundi, këngëtarja ka publikuar një imazh, në të cilin shkruan “Artistët për jetën e personave me ngjyrë”.

Imazhin e tillë e kanë shpërndarë edhe shumë emra të njohur të industrisë së muzikës, ku zotohen se do të bëjnë të pamundurën në promovimin e organizatave dhe kampanjave për të drejtat e njerëzve të komuniteteve të ndryshme.

“Çdo ditë të javës tjetër do të ndaj një organizatë të ndryshme që ka nevojë për ndihmën tuaj dhe do t’i bëj ato të spikatura në faqen time. Unë zotohem të dhuroj dhe të forcoj shikueshmërinë e tyre dhe po ju kërkoj të bashkoheni me mua. Sot po vë në vëmendje organizatën ‘Campaign Zero’, një burim i rëndësishëm që punon për t’i dhënë fund dhunës policore”, ka shkruar Rita. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CBEY6SmDlOS/