Rita Ora ua tregon ‘sekretin’ e fotografisë së mirë

Rita Ora ka publikuar dy imazhe të reja në rrjete sociale, me të cilat tregon se si duhet realizuar një foto e mirë.

ShowBiz

19/03/2019 08:59

Rita Ora ka zbuluar ‘sekretin’ e fotografisë së mirë me një imazh që e realizoi në Singapor, shkruan lajmi.net.

Derisa po merrte pozë para aparatit në restaurant, këngëtaren po e ndihmonin edhe disa persona rreth saj, të cilët po rregullonin dritën për fotografi.

Këngëtarja pranoi komplimente nga ndjekësit për paraqitjen dhe pozën atraktive.

Për ndryshe, Rita Ora është duke mbajtur turneun e koncerteve në kuadër të lansimit të albumit të saj të ri. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BvJ8O6InYhO/