Rita Ora takohet me Princin William në 50 vjetorin e organizatës bamirëse “Centrepoint”

Rita Ora ka takuar Princin William në eventin që u mbajt në Londër.

ShowBiz

14/11/2019 16:17

Është shënuar 50 vjetori i organizatës bamirëse “Centrepoint” në Londër, ku morën pjesë emra të njohur, shkruan lajmi.net.

Mes tyre ishte edhe Princi William si dhe këngëtarja shqiptare Rita Ora, e cila performoi në këtë ngjarje.

Kjo mbledhje ka për synim mbledhjen e fondeve për të pastrehët.

Në rrjete sociale, Rita ka publikuar disa fotografi nga kjo mbrëmje, ku edhe tregoi si dukej në paraqitjen pra të pranishmëve.

Po ashtu, Rita u shpreh e lumtur për faktin që kishte rastin ta takonte nga afër Princin William. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B42KmSSFQ38/