Rita Ora sjell poza të reja në Instagram e veshur me kostum të zi dhe flokë kaçurrele

10:39 | 4 Gusht 2021

Këngëtarja është e pasionuar pas buzëkuqit.

Dhe, Rita Ora paraqitjen e saj të fundit e ka bërë me makijazh të rënd duke mos i munguar ngjyra e kuqe, shkruan lajmi.net.

E veshur me një kostum me ngjyrë të zezë, bukuroshja brune kishte pozuar para kamerës derisa iu kishte dhënë vëmendje tipareve të bukura të saj.

Krahas veshjes, Rita ishte rregulluar edhe me makijazh dhe flokët e shndërruara në kaçurrele të cilat i kishte kapur gjysmën në pjesën e sipërme të kokës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

“Mirë pra të martave ne veshim një kostum në punë dhe bëjmë fotografi- faleminderit”, shkroi Rita në mbishkrimin e postimit të saj.

Ndryshe, artistja me famë botërore së fundi ka qëndruar në Australi e cila krahas punës gjeti edhe dashurinë ku nisi romancën me regjisorin e njohur, Taika Waititi./Lajmi.net/