Rita Ora shkëlqen në fustanin e bardhë në Festivalin e Filmit në Kanë

Rita Ora gjatë ditës së sotme ka arritur në Francë.

ShowBiz

16/05/2019 19:45

Rita Ora pasi kaloi pak ditë në Londër bashkë me familjen, ka udhëtuar në Francë, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ishte e ftuar për të performuar në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë.

Ajo ka performuar si e ftuar e “Magnum”, ndërsa mori vëmendje gjatë parakalimit në tapetin e kuq.

E veshur me një fustan të bardhë, të hapur tek këmba dhe gjoksi, këngëtarja shqiptare dukej për mrekulli.

Për ndryshe, “Carry On” titullohet kënga e fundit nga Rita Ora, të cilën e solli në duet me Kygon. /Lajmi.net/