Rita Ora rikthehet fuqishëm në turne

Pas rikthimit nga Kana, Rita ka vazhduar turneun "Phoenix".

ShowBiz

22/05/2019 09:15

Rita Ora mbrëmë filloi me turin e koncerteve në Angli, ajo ka performuar në Cardiff, ku dhuroi shou të vërtetë, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja u shfaq me katër kostume të ndryshme në këtë koncert, ndërsa dhuroi performancë plot energji.

Kujtojmë që Rita së fundi në një intervistë për “The Sun” ka folur për jetën private, ajo mohoi lidhjen me Liam Payne, me të cilin thuhej se ka filluar një romancë.

Për ndryshe, “Carry On” titullohet projekti i fundit nga Rita Ora, këngë kjo në bashkëpunim me Kygon. /Lajmi.net/