Rita Ora realizon projektin më të rëndësishëm në karrierë, bën duet me këtë shqiptare

Cardi B i bashkohet Rita Orës për projektin dedikuar vajzave.

ShowBiz

01/05/2018 10:15

Rita ka shtuar në listën e bashkëpunëtoreve të këtij projekti, edhe Cardi B, shkruan Metro, transmeton lajmi.net.

Kënga do të jetë inspirim nga hiti “Lady Marmalade”, ndërsa mban titullin “Vajzat”, duke bashkuar disa prej yjeve më të mëdha të industrisë së muzikës.

Autorja e hitit “Hot Right Now” po bën ëndrrën e saj realitet, duke realizuar kështu projektin më të rëndësishëm në karrierën e saj.

Videoja e këngës po xhirohet në Londër, ndërsa burime të “Metro” mësojnë që Rita ka bindur Cardi B që të jetë pjesë e videos, edhe pse ajo kryen xhirimet në Amerikë.

Burim i tabloidit thotë se “Ajo dëshironte që një repere të jetë pjesë e projektit të saj, andaj ka përzgjedhur Cardi B”.

Meqë Ritës gjithmonë i ka pëlqyer të bëj një projekt sikurse hitit “Lady Marmelade”, ëndrra e saj  u bë realitet kur për këtë projekt u pajtuan edhe Bebe Rexha dhe Cahrli XCX.

Klipi ka nisur të xhirohet dje në Britani, ndërsa realizimi i tij ka kosto goxha të lartë. /Lajmi.net/