Rita Ora performon në “Today Show”, kështu zgjodhi të vishet

Rita Ora pas përfundimit të turneut në Azi, udhëtoi për në Nju Jork.

ShowBiz

25/03/2019 15:19

Rita Ora së fundi ishte e ftuar të performonte në “Today Show”, ku këndoi hitin “Only Want You”, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit disa imazhe nga prapaskenat, ndërsa dukej për mrekulli e veshur me një bluzë dhe minifund ngjyrë vjollcë.

“Faleminderit ‘Today Show’ që më ftuat të performoj këngën time ‘Only Want You’, këtë mëngjes! Gjithmonë kënaqësi”, ka shkruar ajo.

Për ndryshe, projekti i fundit nga Rita Ora është “R.I.P”, në duet me Sofia Reyes dhe Anittan. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BvbwDBxHvrc/

https://www.instagram.com/p/Bvbx72KH3Fj/