Rita Ora paralajmëron se është në xhirime për diçka shumë speciale

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora zbulon se po sjell diçka të re.

ShowBiz

19/10/2020 14:48

Rita Ora nëpërmjet një Instastory i ka paralajmëruar fansat e saj se është duke xhiruar diçka speciale për ta, shkruan lajmi.net.

“Duke xhiruar diçka ekstra të veçantë sot” ka shkruar Rita, ndërsa shihet e ulur në karrige teksa dy vajza po kujdesen për flokët dhe grimin e këngëtares.

Ky paralajmërim erdhi pas publikimit të disa fotografive në llogarinë e Instagramit ku mori shumë komente se ajo duhet të sjellë projekte muzikore të reja./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CGYQsQADlOp/